Kryeministrja e Serbisë flet për deklaratat e ministrit të jashtëm gjerman dhe për të ardhmen e dialogut me Kosovën

Kryeministrja e Serbisë flet për deklaratat e ministrit të jashtëm gjerman dhe për të ardhmen e dialogut me Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, thotë se e ardhmja e dialogut Prishtinë-Beograd varet nga Serbia.

Shefja e qeverisë së Beogradit ka folur edhe për vizitën e ministrit të Jashtëm gjerman, Zigmar Gabriel, ku theksoi se ai nuk solli asnjë dokument, duke shtuar që marrëveshja juridikisht e detyrueshme me Kosovën, është në kompetenca të Beogradit.

Ai na pyeti se cilat janë planet për të ardhmen e dialogut mes Kosovës dhe Beogradit, ai nuk solli asnjë dokument, ne diskutuam, në mes të gjithash, për dialogun mes dy vendeve dhe normalizimin e marrëdhënieve”, tha Brnabiç.

Kryeminisrtja serbe deklaroi se dialogu dhe e ardhmja e tij varet vetëm nga pala serbe.

Varet vetëm nga ne, ata mund të na pyesin se cilat janë propozimet për të ardhmen, por kjo varet vetëm nga ne”, shtoi ajo.

Sipas saj deklaratat e shefit të diplomacisë gjermane se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës janë keqinterpretuar.

Deklaratat e Ministrit gjerman në Kosovë është keqinterpretuar se Serbia duhet ta njohë Pavarësinë e Kosovës, ky është opinioni i tij, ai është një ministër I jashtëm I një shteti që ka njohur Pavarësinë e Kosovës, mirëpo janë edhe pesë të tjera që nuk e kanë bërë këtë, Serbia nuk duhet ta njoh Pavarësinë e Kosovës, dhe nuk do t’a bëjë këtë”, tha Brnabiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy