Von der Leyen në Kiev: Ukraina mund të mbështetet tek miqtë europianë

Von der Leyen në Kiev: Ukraina mund të mbështetet tek miqtë europianë

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen gjatë vizitës në Kiev vlerësoi përpjekjet e Ukrainës për anëtarësim në BE.

Duhet të them, se procesi i antarësimit është në rrugë të mbarë”, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen në Kiev (15.09) në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zhelenskyj në Kiev.

Eshtë impresionuese të shohësh, se me çfarë shpejtësie, vendosmërie dhe saktësie po avanconi ju.” Ukraina mund të mbështetet tek miqtë europianë në krah të saj.

Zhelensky tha, se Ukraina dëshiron të hyjë përpara anëtarësimit të synuar në BE në tregun e brendshëm, që mundëson qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

Unë jam i sigurt, se kjo do të ndodhë dhe do të jetë një ndër fitoret më të rëndësishme të vendit tonë”, u shpreh me besim Zhelensky.

BE-ja në qershor 2022 zyrtarisht e pranoi Ukrainën në grupin e vendeve kandidate. Bisedimet e mëtejshme mund të fillojnë, vetëm pasi vendi të ketë zbatuar reformat në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit.

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal javën e kaluar në Bruksel deklaroi, se vendi i tij deri në fund të vitit do të përmbushë kushtet për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy