
Blerjet online përveçse ofrojnë rehati dhe kursejnë kohë, për shumë konsumatorë lënë pas zhgënjim si pasojë e mospërputhjes së produktit me reklamën. Qytetarët në kryeqytet shprehen se refuzojnë blerjet online për shkak të pasigurive për cilësinë e produkteve, e cila vjen referuar eksperiencave të këqija të të njohurve të tyre.



