Partizani shpallet kampion i Shqipërisë (VIDEO)

Partizani shpallet kampion i Shqipërisë (VIDEO)

Partizani fitoi derbin e javës së 33-të në Superiore, me shifrat 2-1 përballë Tiranës, dhe 3 javë para fundit, është shpallur edhe kampion në kampionat.

Dy golat për Partizanin u shënuan nga Cinari, ndërsa për Tiranën rrjetën e nderit e tundi Greca.
Në “Selman Stërmasi”, menjëherë pas vërshëllimës së fundit të arbitrit të ndeshjes, ka shpërthyer festa e shumëpritur e tifozëve të Partizanit, një sukses i merituar dhe tejet i arritur, pasi vjen 3 javë nga fundi i kampionatit shqiptar të futbollit. Si për ironi të fatit, shampanja është hapur pikërisht përballë rivalëve të përjetshëm të kryeqytetit, në “shtëpinë” e Tiranës dhe ndaj një ekipi që edhe këtë vit do të duhet të luftojë për mbijetesën.

E ndërsa në kampin e kuq ka festë, në atë bardhelu ka frikë, pasi  Tirana e sheh veten në vendin e 8-të me 40 pikë, vetëm 2 më shumë se Kastrioti duke rrezikur rënien.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy