Klediani, i verbëri i parë që diplomohet në Parma për Shkenca Kompjuterike: I bindur që do ja dilja, për veten dhe familjen

Klediani, i verbëri i parë që diplomohet në Parma për Shkenca Kompjuterike: I bindur që do ja dilja, për veten dhe familjen

Kledian Leka nga Lushnja që jeton në Itali, është regjistruar si i verbëri i parë që është diplomuar në Parma, për Shkenca Kompjuterike.

Në një intervistë për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN’, Leka, shprehu bindjen që në krye të herës që do ja dilte.

Dhe atë jo dosido, por me rezultate të larta në këtë fakultet.

Jam personi i parë i diplomuar në tërë historinë e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Parma të Italisë. Këtë në fakt nuk e dija, por gjatë rrugëtimit tim, e mora vesh nga profesorët, që ka pasur edhe të gjerë të verbër në fakultet por që u është dashur ta ndërpresin shkollimin.

Jam i lumtur për veten time në radhë të parë, që ja dola, por në anën tjetër më vinte keq që të tjerë e kanë ndërprerë.

Edhe familja është ndjerë krenar për mua, por ata nuk kanë pasur ndikim sepse unë që në fillim kur bëra regjistrimin e dija që do ja dilja me rezultate shumë të larta.

Në fakt nuk kam pasur frikë por kam pasur objektiv diplomimin sepse unë në vitin 2020 jam diplomuar si ekspert i IT nga studimet e mia  pesë vjeçare dhe normalisht vijimi neutral pas diplomës ishte fusha e shkencave kompjuterike.

Sot jam jap mësim studentëve dhe krahas gjendjes që kam nuk më pengon aspak në rrugën time.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy