Albin Kurti takim me von der Leyen në Bruksel, të pranishëm edhe 5 liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor

Albin Kurti takim me von der Leyen në Bruksel, të pranishëm edhe 5 liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është nisur sot drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja e KE, Ursula von der Leyen. Kryeministria bën me dije se në takim do të jenë liderët e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar rreth agjendës së reformave që i është dorëzuar Brukselit. Pas diskutimeve von der Leyen pritet të ketë edhe një drekë pune me 6 liderët.

Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero, ka konfirmuar se ftesa i ka shkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski, kryeministrit të Malit të Zi, Milojke Spajiç, kryetares së Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Nuk është konfirmuar prania e të gjithë liderëve të lartpërmendur në takim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy