“Serbia në rrezik. Mund të ketë të vrarë”, Vuçiç pas trazirave: Nuk do ta shpallim gjendjen e jashtëzakonshme

“Serbia në rrezik. Mund të ketë të vrarë”, Vuçiç pas trazirave: Nuk do ta shpallim gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç iu sot përmes një konference të jashtëzakonshme, pas ditësh trazirash në rrugët e vendit, duke u shprehur se "vendi është në rrezik" dhe duke paralajmëruar masa nëse dhuna nuk ndalet brenda 7-8 ditëve të ardhshme. 

Ai i konsideroi ngjarjet “si të tmerrshme”, dhe paralajmëroi se protestuesit mund të vrasin edhe njerëz, nëse qeveria nuk do të marrë masa. 

Presidenti deklaroi se "Serbia është në rrezik të madh sepse një bandë sundon rrugët”. Duke folur për demonstratat gjithnjë e më të dhunshme, ai deklaroi se demonstruesit kanë përdorur teorinë e kaosit të kontrolluar gjatë nëntë muajve të fundit për të shpikur një histori politike në lidhje me zgjedhjet.

Ata kanë rrezikuar çdo person. Çdo gjë që bëjnë është kundër çdo qytetari të zakonshëm. Ata nuk lejojnë njerëzit të lëvizin nëpër qytet, askush nuk mund të sigurojë jetesën, sepse banda sundon rrugët, duke menduar se ka të drejtë të rrahë, djegë dhe shkatërrojë! Asnjë nga tubimet e tyre nuk është i ligjshëm". 

Vuçiç më pas lexoi përkufizimin e terrorizmit nga Kodi Penal i Serbisë, duke deklaruar se ajo që thuhet në përshkrimin e aktit kriminal të terrorizmit ndodh në rrugët e Serbisë çdo ditë.

"Ju pyes, zotërinj prokurorë, pse bëni sikur nuk e njihni ligjin?! Nëse nuk dini të lexoni, ja ku e lexova unë. Çfarë ishte ajo në Novi Sad dhe Valjevo nëse jo terrorizëm!?

"Ata tashmë i kanë bërë të gjitha. E vetmja gjë që ka mbetur pa bërë, është të fillojnë të vrasin. Dhe nuk po e ekzagjeroj, po ju them, është çështje ditësh para se kjo të ndodhë! Është fjalë për fjalë çështje ditësh para se ata të fillojnë të vrasin hapur në rrugë. Dhe pastaj do të thonë: gjithçka është në rregull, qytetarët e revoltuar vranë në mënyrë paqësore filanin. Dhe juve ju duket si parodi. Nuk është parodi!”. 

Kur u pyet nëse po shqyrtohej një gjendje e jashtëzakonshme në vend, Vuçiç tha se ata nuk e kishin shqyrtuar atë:

"Nuk e kemi shqyrtuar futjen e gjendjes së jashtëzakonshme, sepse është një procedurë e ndërlikuar, kërkon pëlqimin e presidentit, kryeministrit, por duhet të shkosh në një seancë të Asamblesë Kombëtare sepse gjendja e jashtëzakonshme shpallet nga Asambleja. Nuk e kemi shqyrtuar këtë. Kemi masa të mjaftueshme që mund të marrim në përputhje me ligjin, kjo është një zgjidhje e fundit dhe nuk e kemi shqyrtuar deri më tani”.

Kur gazetarët e pyetën se çfarë masash do të marrin autoritetet në Serbi dhe kur mund të priten ato, Vuçiç u përgjigj pas gjashtë, shtatë deri në tetë ditësh dhe shtoi:

"Është detyra ime sot t'i paralajmëroj të gjithë qytetarët e Serbisë për këtë. Nëse nuk zgjohemi dhe nuk e kundërshtojmë këtë të keqe, nuk ka askush tjetër për ta bërë. Derisa të jem në krye të shtetit do t'i kundërshtoj në çdo hap dhe në çdo vend”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy