Denoncimet për krimet elektorale, SPAK hap faqen online / Rusta: Mund të hetohet Presidenti, kryeministri dhe gjyqtarët (VIDEO)

Denoncimet për krimet elektorale, SPAK hap faqen online / Rusta: Mund të hetohet Presidenti, kryeministri dhe gjyqtarët (VIDEO)

Prokuroria e Posaçme ka hapur në faqen e saj zyrtare online, ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Me moton “Denonco krimin zgjedhor”, SPAK i kushton prioritet hetimit dhe goditjes së rasteve të krimit zgjedhor, ndërsa më parë ka shpallur edhe strategjinë dhe marrëveshjen me KQZ-në.

Në këtë faqe të posaçme, shpjegohet se si kryhet kallëzimi online dhe së bashku me ftesën drejtuar qytetarëve, janë edhe udhëzimet konkrete.

Gazetari Arsen Rusta tregoi në një lidhje me MCN Live të gjitha të dhënat që një qytetar apo subjekt juridik duhet të plotësojë në rast se vendos të bëjë një denoncim

Duke vijuar Rusta tha se SPAK mund të hetojë nga Presidenti i Republikës deri tek drejtuesit e institucioneve qendrore dhe të pavarura pa i bënë në dijeni.

Kemi zyrtarisht një formular që duhet plotësuar nëse qytetarët, subjektet fizikë, apo subjektet juridike e shohin të vlefshme ose të nevojshme.

Formulari gjendet në faqen online të SPAK-ut, çdo qytetar duhet të shënojë emër, mbiemër, duhet të shënojë nëse është një person fizik, një subjekt juridik me NIPT, duhet të shënojë dokumentet që ai ka, numrin e telefonit, e-mail-in, qarkun, bashkinë, njësinë administrative, veprën penale të cilin qytetari mendon se po denoncon dhe nga ana tjetër ky formular ka një vlerë sa i përket subjekteve që SPAK mund të hetojë sa i përket krimi elektoral. Bëhet fjalë për Presidentit, kryetarin e parlamentit, kryeministrin, ministrat, gjyqtarët kushtetues, gjyqtarët e lartë, prokurorin e përgjithshëm, inspektorin e lartë të drejtësisë, kryetarin e bashkisë, deputetin anëtarët e KLGJ, KLP, drejtuesit e institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuare në ligj. Një gamë e gjerë që SPAK mund të hetojë pa i vënë në dijeni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy