Trump: Ndalova konfliktin Serbi-Kosovë  në 2020

Trump: Ndalova konfliktin Serbi-Kosovë  në 2020

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përmendur ndërmjetësimin e tij në raportet mes Kosovës dhe Serbisë si shembull të rolit të SHBA-së në parandalimin e konflikteve. Në një postim, ai shprehet se përpjekje të reja do të bëhen për paqen mes Izraelit dhe Iranit.

Në Truth Social, Trump shkroi: “Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova ishin duke shkuar drejt një përplasje të ashpër, siç kanë bërë për dekada, dhe ky konflikt afatgjatë ishte gati të shpërthente në LUFTË. E ndalova atë (Biden e ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të pakuptimta, por unë do ta rregulloj, sërish!)”.

Postimi i presidentit amerikan vjen pas përshkallëzimit të tensionit në Lindjen e Mesme. Pas sulmit të Izraelit në Iran dhe kundërpërgjigjes së këtij të fundit, Trump ka sugjeruar se SHBA-të po ndërmjetësojnë mes të dyjave.

Trump u shpreh se “shumë thirrje dhe takime janë duke ndodhur tani” dhe u zotua se “do të kemi PAQE së shpejti”.

Marrëveshja Kosovë-Serbi, të cilës ai i referohet u nënshkrua në shtetor 2020 në Shtëpinë e Bardhë, gjatë mandatit të parë të Trump. E njohur si Marrëveshja e Uashingtonit, ajo synonte normalizim ekonomik mes dy vendeve. Marrëveshja, e cila përfshinte edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk është zbatuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy