Kandidatët për Tiranën/ Murrizi: Manastirliu, burokrate pa karizëm. Do doja një figurë të fortë nga PD

Kandidatët për Tiranën/ Murrizi: Manastirliu, burokrate pa karizëm. Do doja një figurë të fortë nga PD

Ish-deputeti Myslim Murrizi komenton tre kandidatët në garë për zgjedhjet e Tiranës, socialisten Ogerta Manastirliu, kandidatin e mbështetur nga opozita Florian Binaj dhe Arlind Qorrin nga Lëvizja Bashkë.

Nga studio e emisionit “Zonë e Lirë” në MCN TV, ai deklaroi se Ogerta Manastirliu është një burokrate pa karizëm politik dhe ushtare e bindur e Edi Ramës.

Ndërsa për Florian Binaj, thotë se nuk e mbështet si kandidat të pavarur, por se do të donte një figurë të fortë politike nga Partia Demokratike. 

Arlind Qorrin cilëson koherent në qëndrimet e tij dhe të paanshëm ndaj fenomeneve, duke e cilësuar si vetvetja. 

Florian Binaj-E njoh si aktor. Do të doja dhe jam partizan i të qenit një figurë e fortë politike, për të parë a është shkoqur partia. Nuk e kam ndërmend ti bëhem as ombrellë she as mbështetur asnjë kandidati të pavarur, për sa kohë kur kandidova si i pavarur në 2005 dhe nuk më mbështeti. Berisha le ta mbështesë, nuk e ndalon njeri. Nuk shkoj dhe nuk ofrohem si argat për këdo që nuk është pjesë e subjektit tim politik. Unë do të përkrah një nga 44 mijë anëtarët e PD, ku unë bëj pjesë. Një njeri që nuk është anëtar i PD, nuk më çon dot as Berisha as Flamuri që ta mbështesë. Ndoshta do jetë hera e parë pas 35 vitesh që ndoshta nuk do shkoj të votoj.” 

Ogerta Manastirliu-Ogerta Manastirliu është një burokrate pa karizëm politik, ka dosje në SPAK. Është afruar me lëpirje. Duart kallo duke duartrokitur. Nuk e kam dëgjuar të flasë as në miting, as në parlament. Unë e quaj të folur, njerëz që flasin dhe nuk lënë gjurmë. Kriteri i vetëm i saj është besnikëri ndaj Ramës dhe burokrate. Ajo është një ushtare e bindur e Ramës, e ka treguar në 13 vite kur ka qenë ministre”.

Arlind  Qorri-Nuk i përket as pushtetit, as opozitës, ai është në të drejtën e tij të kandidojë në çdo palë zgjedhje. Më duket vetvetja në politikë dhe jo hipokrit. Nuk i ka ikur atyre që ka thënë. Ai është komunist në stilin e tij. i ka qëndruar asaj që ka deklaruar. Nuk mori mandat, mjafton që mori partia mandat. Është koherent, është i paanshëm kur do të flasë për një fenomen. Duket që nuk fut gjë në xhep dhe nuk është pjesë e tagencialeve.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy