Skandalet me mbetjet Kurum/ Nesho: Prokuroria të hetojë shmangiet nga kontrata dhe parregullsitë në dëm të kompanisë (VIDEO)

Skandalet me mbetjet Kurum/ Nesho: Prokuroria të hetojë shmangiet nga kontrata dhe parregullsitë në dëm të kompanisë (VIDEO)

Skandali me mbetjet toksike të kompanisë Kurum ka tërhequr vëmendjen e ish-diplomatit dhe nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Agim Nesho. 

Ai ka kërkuar që SPAK të hetojë me përpikmëri lidhur me kontratën dhe procedurat që lidhen me menaxhimin e mbetjeve.

Për MCN Live, Nesho vlerësoi se Prokuroria duhet të jetë më e kujdesshme dhe të shqyrtojë shmangiet nga kontrata dhe parregullsitë që kanë ndodhur në dëm të interesave të kompanisë. 

Lidhur me faktin se kur preken interesat e kompanive që janë të shteteve tjera, dua te them se për këtë duhet te ketë një proces të rregullt dhe ne respektim te ligjit dhe te kontratave që janë bërë me ex- kompani, nuk po flas vetëm për Kurum. Për arsye se ndodhin që ne penalizohemi, duke ditur se qeveria jonë në mënyrë partizane, si ne rastin Beketit, si asaj kompanisë gjermane që iu dha në mënyrë të padrejtë vetëm për shijet estetike te Ramës duke ndare biznesin me sheikët arab për Portin e Durrësit, të gjitha këto janë në kurriz të shqiptareve. 

Nesho kërkoi që Prokuroria të shikojë me kujdes realizimin e kontratës, të analizojë çfarë ka dalë jashtë saj dhe cilat janë shkeljet që kanë ndodhur për të penalizuar ata që kanë prishur ligjet shqiptare. 

Prandaj, ajo që duhet te bejë Prokuroria, është të shikojë me më shume vëmendje realizimin e kontratës, çfarë ka dal jashtë saj, çfarë kanë prishur ne ligjet  shqiptare për të cilët mund te penalizohen dhe pastaj duke patur ne të drejte të respektimit te kontratës, veprimtaria e qeverise tone është e justifikuar dhe për te ballafaquar edhe me një shtet tjetër te fuqishëm që mbrojnë interesat e kompanisë të tyre. 

Prandaj duhet të shikojnë nga specialistet, nga vetë institucioni i Prokurorisë se ku janë shmangiet nga kontratat e bërë, ose çfarë kanë vepruar në parregullsi ne dëm të kontratës të njohur deri tani, qofshin ato te vendit dhe ato të jashtme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy