Protestë te “5 Maji”, banorët kundërshtojnë prishjen e banesave (VIDEO)

Protestë te “5 Maji”, banorët kundërshtojnë prishjen e banesave (VIDEO)

Tjetër përplasje mes banorëve të lagjes “5 Maji” në Tiranë dhe përfaqësuesve të Bashkisë së Tiranës.

Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, ndërkohë që Bashkia ka planifikuar për sot shembjen e një magazine, pronë shtetërore.

Sipas përfaqësuesve të Bashkisë,  dëmet e shkaktuara në ndërtesë nga tërmeti i 2019-s rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Në mbështetje të tyre doli deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj. Gjatë një takimi me banorët protestues, ai tha se shteti duhet të zbatojë ligjin dhe të mos lërë në mes të rrugës qindra familje.

Ne jemi të vetëdijshëm që në 30 vite pothuajse e gjithë Shqipëria është ndërtuar pa leje dhe ka patur detyrimin shteti në atë kohë nëse e gjykonte se janë ndërtime të paligjshme. Sot ato janë ndërtime të ligjshme,  sepse është investimi i gjithë jetës që këta banorë kanë. Në momentin kur i prish shtëpinë tjetrit e nxjerr në rrugë, e ke shkatërruar për gjithë jetën, i ke shkatërruar ekonominë, i ke shkatërruar të ardhmen, perspektivën e fëmijëve, perspektivën shëndetësore, mendore dhe shpirtërore. N.q.s. shteti për arsye madhore mendon që duhet të shpronësojë banorët dhe t’u prishë shtëpitë, duhet t’u bëjë një kontratë të ndershme që t’i dëmshpërblejë sipas kritereve ndërkombëtare duke respektuar pronën, dinjitetin dhe sakrificat që ata kanë bërë në 30 vite".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy