BE thirri kryediplomatin rus në Bruksel këtë të hënë si një veprim i koordinuar me vendet anëtare për të dënuar dhe hedhur poshtë “aneksimin e paligjshëm” të një pjese të territorit ukrainas.
Ky është një veprim i gjerë i BE-së dhe i koordinuar nga BE .
Kështu tha për AFP Peter Stano, zëdhënësi i çështjeve të jashtme të bllokut.
Vendet e BE-së filluan të thërrasin diplomatët rusë të premten pasi presidenti Vladimir Putin nënshkroi aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës të pushtuara nga trupat e tij që nga pushtimi i shkurtit.
Belgjika thirri të premten ambasadorin rus. Italia dhe Austria bënë të njëjtën gjë të hënën.
Udhëheqësit e BE-së kanë këmbëngulur se ata nuk do ta njohin kurrë këtë aneksim të paligjshëm të udhëhequr nga Moska dhe të 27-të vendet po finalizojnë sanksionet e reja.
Diplomatët e BE-së po përpiqen të kapërcejnë kundërshtimet nga disa shtete anëtare, duke përfshirë Hungarinë dhe Greqinë, për një kufi mbi çmimin e naftës ruse të shitur në mbarë botën. BE ka vendosur tashmë shtatë valë sanksionesh të paprecedentë ndaj Rusisë. Ajo siguron miliarda euro ndihmë ushtarake për Ukrainën.



