
Gjate ditës së sotme vendi do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim dhe perëndim të vendit, reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e lokalisht me intensitet mesatar.
Në orët e mesditë reshjet e shiut do të jenë prezentë me intensitet të ulët por përgjatë relieveve malore të vendit. Në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 8 deri 22 °C
në zonat e ulëta 9 deri 28°C
në zonat bregdetare 13 deri 27°C



