Rënia e euros/ Prençe: Jemi me shpatulla pas murit! Duhen subvencione dhe tavan i fiksuar i kursit të këmbimit (VIDEO)

Rënia e euros/ Prençe: Jemi me shpatulla pas murit! Duhen subvencione dhe tavan i fiksuar i kursit të këmbimit (VIDEO)

Edvin Prençe, kryetar i shoqatës Pro-export Albania foli në MCN Live mbi ndikimin e kursit të euros në rënien e eksporteve nga Shqipëria dhe dëmi në bizneset e prekura. Prençe tha se sektori që ai përfaqëson është me shpatulla pas murit, ndërsa frika është që në gusht rënia e euros të jetë edhe më drastike. Prençe tha se në sektorin që ai përfaqëson janë 100-150 punonjës që dalin në ditë nga sistemi i punës. Ai kërkoi që të ketë një tavan të fiksuar në rritje dhe në ulje të kursit të këmbimit. Si dhe të diskutohet për një subvencion dhe ndërhyrje emergjente nga ministritë përkatëse. “Bilanci sa po vjen dhe po thellohet. Sektori i manifakturës ose sektori fason ka një ulje në 9 milionë euro, ose 900 milionë lekë të reja humbje mujore. Kësaj problematike i shtohet humbja e konkurrueshmërisë, humbjes së kontratave që janë në vazhdim dhe që pritet të rinovohen në shtator. Kjo situatë vjen nga faktor të jashtëm dhe kërkon një zgjidhje dhe një reflektim nga ana e qeverisë dhe BSH. BSH ka marrë pushimet e saj, sepse nuk po shohim ndërhyrje nga ana e tyre. Dialogu me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Ekonomisë është në vazhdimësi. Kemi kërkuar në radhë të parë cilat janë hapësirat që të ndihmohet sektori eksportues. Frika jonë më e madhe është që në gusht do ketë një rënie akoma më drastike të kursit të këmbimit. Duhet të veprojmë tani që në shtator shumë biznese të mos kenë mundësi hapje. Kemi mbyllje të linjave prodhuese me një mesatare 150 punonjës në ditë. Është e dëmshme edhe për buxhetin e shtetit, sepse qeveria do jetë e detyruar t’i mbajë me ndihmë dhe asistencë sociale. Situata po zgjat tashmë, u bë më shumë se 6 muaj, që në janar shkurt të fillim vitit. Sektori që unë përfaqësoj është tashmë me shpatulla pas murit. Nuk ka një dritë në fund të tunelit që situata do përmirësohet në shtator. Jemi në dialog të përhershëm me ministrinë përkatëse, por ajo që kërkohet tashmë është që të jemi realist dhe të kemi një ndërhyrje emergjente nga ana e qeverisë”, tha Prençe. “Ne kërkojmë qëndrueshmëri ekonomike, të kemi një tavan të fiksuar në rritje dhe në ulje të kursit të këmbimit. Duhet të diskutohet që të ketë një subvencionim ose ndërhyrje nga ministritë përkatëse. Dëmi ekonomik është 100 euro për punonjës. Kjo situatë vjen në radhë të parë nga keqmenaxhimi i Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve shqiptare. Bizneset duhet të dëmshpërblehen. Kërkesat janë shumë transparente dhe shumë të drejta. Protesta është arma e fundit dhe shpresoj që s’do ketë nevojë. Por patjetër çdo formë demokratike dhe ligjore, është në drejtën e çdo njeriu të reagojë. Me informacionet që kemi në sektorin tonë janë 100-150 punonjës që dalin në ditë nga sistemi i punës. Këpucët dhe veshjet intime janë dy sektorë që afektohen nga kjo situatë. Shqipëria po humbet konkurrueshmërisë. Po çojnë drejt uljes së porosive dhe eksporteve. Kontratat janë rishikuar, patjetër humbet edhe besueshmëria. Shqipëria duhet të ketë të paktën qëndrueshmërinë e vet fiskale, pasi ka ndërhyrje dhe modifikime të shpeshta të paketave fiskale. Edhe rritja e pagës minimale, që është shumë e nevojshme për punonjësit, por duhet të jenë të mirë paralajmëruara dhe të mirë organizuara”, shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy