Noka shkresë Begajt: Sqarime mbi vizitën 10 ditore të kreut të SHISH në Beograd

Noka shkresë Begajt: Sqarime mbi vizitën 10 ditore të kreut të SHISH në Beograd

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi deputet dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Parlament, Flamur Noka nëpërmjet një shkrese të dërguar ditën e sotme i ka kërkuar sqarime Presidentit Bajram Begaj në lidhje me vizitën 10 ditore të kreut të SHISH, Vlora Hyseni në Beograd.

Noka thotë se duke e konsideruar shumë të rëndësishme ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare kërkon të informohet rreth motivit të kësaj vizite enigmatike, arsyet dhe qëllimin e saj.

Duke qenë se Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, vizita e Kryetares së SHISH, të një vendi anëtar tek një vend jo partner dhe jo anëtar i NATO-s, ka krijuar shqetësim madhor.

Kjo për arsye se SHISH përfaqëson një institucion kryesor të Sigurisë Kombëtare.

Gjithashtu kjo vizitë rrit misterin dhe ngre shumë pikëpyetje, pasi po zhvillohet në një moment shumë të komplikuar dhe delikat për Kosovën, ku Presidenti serb, Vuçiç po provokon duke trazuar situatën dhe paqen në Kosovë dhe duke rrezikuar stabilitetin në rajon.

Duke e konsideruar shumë të rëndësishme ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare kërkoj të informohem rreth motivit të kësaj vizite enigmatike, arsyet dhe qëllimi i saj.

A janë informuar institucionet eprore dhe a është marrë miratimi i tyre?

A është bërë në konsultim dhe a janë informuar partnerët tanë të NATO-s rreth kësaj vizite?

Kërkoj që informacioni të më vihet në dispozicion brenda një afati kohor prej 5 ditësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy