Vizita e liderit të PPE në Budapest, fshihen gjysma e billbordeve anti-BE

Vizita e liderit të PPE në Budapest, fshihen gjysma e billbordeve anti-BE

Disa billborde anti-Be u mbuluan në Hungari, për shkak të vizitës në Budapest të atij që pritet të bëhet shefi i ri i Komisionit Europian. Billbordet u fshinë përgjatë rrugës nga aeroporti në qendrën e qytetit, por vetëm në njërin krah.

Posterat anti-BE u mbuluan gjatë vizitës së Manfred Veber-it, lider i PPE, grupi më i madh në Parlamentin Europian. Vizita e Veber në Hungari ka për qëllim zbutjen e qëndrimeve të kryeministrit Viktor Orban në lidhje me fushatën anti-BE dhe anti-Soros.  

Veber u tha gazetarëve se pavarësisht bisedimeve, nuk është arritur një zgjidhje. "Kemi biseduar në një atmosferë konstruktive, por problemet ende nuk janë zgjidhur", u tha ai gazetarëve.

Në posterat e vendosur në rrugët e Budapestit shfaqen filantropi amerikan, Xhorxh Soros, dhe shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, të cëilt qeveria hungareze i akuzon për mbështetjen e emigracionit të paligjshëm. "Ju keni të drejtë të dini se çfarë po planifikon Brukseli", lexohet në postera.

Takimi i Orban me Veber është i pari pas ultimatumit drejtuar kryeministrit hungarez për të respektuar principet bazë të PPE-ve dhe për të mos mbyllur universitetin e Sorosit në Budapest.

Budapesti zyrtar bëri të ditur se tabelat do të zëvendësohen këtë javë me të tjera që promovojnë planet e kryeministrit Orban për të rritur normën e lindjeve. Zgjedhjet e Parlamentit Europian

Para zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj, të cilat mund të ndryshojnë përbërjen politike të bllokut, PPE do të vendosë javën e ardhshme nëse do të mbajë në bord partinë populiste të Orbanit, Fidesz.

PPE është një grupim prej 80 partish në të gjithë Evropën, më i madhi në BE. 13 anëtarë të PPE kërkojnë që Hungaria të largohet nga grupi për shkak të përplasjeve të vazhdueshme me Bashkimin Europian.

Partia e Orbanit më parë ka thënë se nuk dëshiron të largohet nga PPE-ja dhe qëllimi i saj është që "forcat kundër emigracionit të fitojnë terren brenda PPE-së".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy