E përdhunoi dhe dhunoi për orë të tëra, e reja nga Tirana rrëfen tmerrin që përjetoi nga i dashuri

E përdhunoi dhe dhunoi për orë të tëra, e reja nga Tirana rrëfen tmerrin që përjetoi nga i dashuri

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dashurën si dhe e ka rrahur atë. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se shtetasi me inicialet M.H., ndonëse si fillim kanë rënë dakord që të ndaheshin, nga e dashura e tij 27-vjeçare, identiteti i të cilës nuk dihet, dyshohet se ai ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së të dashurës 27-vjeçare.

Gjithashtu ai e ka mbajtur të mbyllur në banesë për disa orë si dhe e ka dhunuar. Ka qenë pikërisht 27-vjeçarja ajo që ka bërë kallëzim në Polici, ku pretendon se është përdhunuar nga i dashuri i saj, po ky i fundit ka mohuar akuzat, duke thënë se ata ishin të lidhur prej kohësh, shkruan GSH.al. Ngjarja ka ndodhur në ditët e para të muajit Korrik, ku vajza ka shkuar në Polici për të bërë denoncim. Në dëshminë e tij 42-vjeçari thotë se nuk ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij dhe as e ka përdhunuar. Pasi u njoh me rastin në fjalë, policia u vu në ndjekje të autorit të dyshuar, i cili u arrestua ditën e djeshme. Tashmë 42-vjeçari mbahet në ambientet e paraburgimit, në pritje të rezultateve të ekspertizës së mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, më datë 06.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim M.H, vjeç 42 banues në Tiranë. Nenet 110, 102 dhe 89 të Kodit Penal.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy