Plagosi të riun në Fier, policia kap autorin me dy pistoleta në banesë

Plagosi të riun në Fier, policia kap autorin me dy pistoleta në banesë

Policia e Fierit ka arrestuar brenda pak orëve autorin e plagosjes me armë zjarri të një 19-vjeçari në Fier.

Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin E.H, në banesën e të cilit janë gjetur dy armë zjarri Pistoletë dhe municion luftarak.

Sipas bluve të qytetit të Fierit 19-vjeçari Renato Gjoka u plagos me armë zjarri në këmbë teksa ishte i shoqëruar edhe nga e fejuara e tij.

"Në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku më datë 30.01.2018, rreth orës 15.45 , është  plagosur  me armë zjarri në këmbë shtetasit R.Gj,19 vjeç, banues në Fier, rezultoi se shtetasi E.H, dyshohet se në banesën e tij ka plagosur  me armë zjarri pistoletë shtetasin R.Gj", sqaron policia.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 2 pistoleta dhe një sasi fishekësh.

Gjithashtu janë shoqëruar edhe 3 shtetas të tjerë të cilët kanë dijeni për ngjarjen dhe po punohet për sqarimin e rrethanave  dhe zbardhjen e plotë të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy