Policia e Fierit ka arrestuar një 34-vjeçar me iniciale K.M i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
Gjykata e Milanos i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
34-vjeçari kishte rolin e transportuesit të lëndëve narkotike për llogari të grupeve kriminale.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.



