
Mcn Tv ka zbardhur detaje nga diskutimet me dyer të mbyllura e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Kryedemokrati Berisha theksoi se fokusi do të jetë te protesta e 22 dhjetorit, e cila sipas tij është vetëm fillimi i aksionit opozitar. Ndërkohë Aulon Kalaja kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për mënyrën se si u zgjodh Avokat i Popullit, me firmat e PD-së, një sorosist.
DISKUTIME
Sali Berisha: Ne do përqendrojmë diskutimet vetëm te kjo temë. Çdo anëtar është i ftuar të shpreh sugjerimet, mendimet, kritikat, duke mbajtur parti e fjalës së lirë. Sot do fokusohemi tek organizimi i protestës. Kjo protestë është vetëm fillimi.
Edi Paloka: Nisma nga 17 anëtarë të KK. Propozoj meqë tema sot është protesta, të ngrihet një grup pune ndërkohë edhe ta diskutojmë në mbledhjen më të pare.
Lisandër Hoxha: Ne besojmë që Soros është kancer për demokracinë; Jo vetëm Shqipërinë, SHBA-të, etj. Është e papranueshme që në mesin tone të kemi njerëz të lidhur me këtë organizatë.
Aulon Kalaja: Jam dakord me Lisandrin. Soros duhet të shpallet “non grata” nga qeveria e ardhshme. Mendoj se PD duhet te shkoj me djathtas, duhet te jemi konservator jo te themi qe jemi parti e qendrës se djathtë. Është zgjedhur Avokat i Popullit një sorosist me firmat e PD! Të ngrihet komision hetimor për mënyrën sesi u morën firmat për Shabanin.



