“Ajo është e rrezikshme”/ Elona Kalesha bashkëpunoi për vrasjen e çiftit Pasho, është dënuar 7 herë

“Ajo është e rrezikshme”/ Elona Kalesha bashkëpunoi për vrasjen e çiftit Pasho, është dënuar 7 herë

Detaje të tjera tronditëse janë hedhur në dritë nga autritetet italiane, përsa i përket masakrimit të çiftit Pasho nga Vlora. Hetuesit italianë, kanë dërguar në gjykatë të dhëna të pakundërshtueshme lidhur me fajësinë e 36-vjeçares nga Durrësi, Elona Kalesha.

Për Gjykatësin Italian Angelo Antonio Pezzuti, shqiptarja, Elona Kalesha nuk duhet liruar sepse ajo paraqet rrezik për shoqërinë, ka bashkëpunëtorë dhe është pjesë e një grupi criminal. Sipas raportimeve të bëra nga mediat italiane, Elona Kalesha u arrestua më 22 dhjetor me urdhër të prokurores Ornella Galeotti me akuzat e vrasjes, fshehjes dhe poshtërimit të kufomave.

Për gjykatësit hetues të Firences, Angelo Antonio Pezzuti, shqiptarja 36-vjeçare vrau dhe masakroi 54-vjeçarin Shpëtim dhe 52-vjeçaren Teuta Pasho , prindërit e ish-të dashurin që u zhdukën në vitin 2015, eshtrat e të cilëve ndodheshin në katër valixhet e gjetura midis 10 dhe 15 dhjetorit në një fushë ngjitur me burgun Solliçiano, në periferi të Firences. Për gjyqtarin ka indikacione serioze faji të 36-vjeçares. “Ajo ka shtatë dënime për rezistencë ndaj një zyrtari publik, dëmtim personal, mashtrim dhe vjedhje”, është shprehur gjykata në vendim.

Elona Kalesha është e rrezikshme, ekziston mundësia që të kryejë të njëjta krime të ngjashme, si ai për të cilin ne po e procedojmë”, argumentoi më tej gjyqtari Pezzuti në vendimin e tij, duke shtuar se 36-vjeçarja duket se është futur përgjithmonë në një qark kriminal.

Më tej, prokuroria dyshon se Elona Kalesha nuk ka vepruar e vetme në vrasjen e Shpëtim dhe teuta Pasho. Dyshohet se atë e kanë ndihmuar edhe dy persona të tjerë që të copëtojë trupat dhe më pas t’i transportonte në katër valixhe jashtë shtëpisë.

Ka marrëdhënie të ngushta me njerëz me një kalibër të rëndësishëm kriminal dhe me sa duket e ka përdorur punën e bashkëpunëtorëve. Për këtë arsye, mund të konsiderohet se, për sa i përket sigurisë ose probabilitetit të lartë, Elona Kalesha, nëse nuk është e kufizuar në lirinë e saj, do të kryejë prapë  krime nëse ekziston mundësia”, ka thënë gjykatësi.

Për më tepër, gjyqtari rikrijoi edhe njëherë skenën e krimit të dyfishtë. Elona dyshohet se futi bashkëshortët Pasho në një kurth, të cilët erdhën në Itali për të parë djalin e tyre, i cili ishte i burgosur në Solliçiano për trafikim të lëndëve narkotike dhe do të lirohej nga burgu më 2 nëntor 2015. Prindërit e tij u zhdukën një ditë më parë dhe provat tregojnë se personi i fundit që i pa ata ishte Elona.

Çifti Pasho është vrarë në shtëpinë ku ata qëndronin me qira, muajin e fundit. Aty ku edhe ata janë masakruar, janë vendosur në katër valixhet e gjetura në afërsi të burgut Solliciano.

(Viktimat Shpetim dhe Teuta Pasho)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy