Rritet numri i të infektuarve, 739 raste të reja me Covid dhe 7 viktima në 24 orë

Rritet numri i të infektuarve, 739 raste të reja me Covid dhe 7 viktima në 24 orë

Janë regjistruar 739 raste të reja me Covid në vendin tonë, nga 3314 testime të kryera në 24 orë.

Numri i viktimave si pasojë e infektimit është rritur, pasi vetëm në 24 orët e fundit, janë regjistruar 7 humbje jete, duke e çuar numrin e përgjithshëm që prej fillimit të pandemisë në 1303.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 469 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 42,895 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

251 raste në Tiranë, 39 në Durrës, 35 në Vlorë, 34 në Lushnje, 30 në Elbasan, 27 në Lezhë, 22 në Krujë, 20 në Fier, nga 19 raste në Kavajë, Kamëz, 18 në Shkodër, nga 15 raste në Kukës, Himarë, nga 14 raste në Berat, Shijak, nga 11 raste në Mallakastër, Ura Vajgurore, Dibër, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, nga 9 raste në Mallakastër, Prrenjas, 8 në Gjirokastër, 7 në Vorë, nga 6 raste në Sarandë, Divjakë, Gramsh, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Skrapar, nga 4 raste në Pukë, Vau i Dejës, Bulqizë, Peqin, Kuçovë, nga 3 raste në Korçë, Mat, Pogradec, Tepelenë, Patos, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Delvinë, Belsh, Maliq, Cerrik, nga 1 rast në Përmet, Selenicë, Roskovec, Klos, Poliçan, Dropull.

COVID-19 – Statistika (22 Janar 2021)

Raste të reja ditore        739

Të shëruar në 24 orë     469

Të shtruar në spitale     274

Humbje jete në 24 orë   7

Testime ditore              3314

 

Testime totale            327,774

Raste pozitive             70,655

Raste të shëruara         42,895

Raste Aktive                26,457

Humbje jete                 1303

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   15452

Fier                        1974

Durrës  1494

Shkodër               1351

Elbasan                 1103

Vlorë     1021

Lezhë    990

Korçë    882

Berat     807

Gjirokastër 512

Dibër     483

Kukës    388

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy