Përfaqësuesit e autoshkollave në Tiranë dhe rrethe bojkotuan sot punën në shenjë proteste kundër rritjes së tarifave për provimin për leje drejtimi. Ata thonë se ky vendim nuk është konsultuar me ta dhe duhet rishikuar, ndryshe do të përshkallëzojnë protestat.



