
Aktualisht kemi gjashtë bashki pa kryetar të zgjedhur. Presidenti vendosi 6 marsin datën e zgjedhjevE. Kristaq Kume, ish-kryetar i KQZ-së në studion elajmeve në ‘MCN Live’ teksa ka folur për zgjedhjet e pjesshme vendore tha se ajo që partitë duhet të bëjnë fillimisht është resgjistrimi i tyre në gjykatë.
Më tej ai sqaroi se duke marë parasysh edhe situatën në të cilën ndodhet aktualisht Partia Demokratike të dyja palët mund të jenë pjesmarrëse në këto zgjedhje por nën siglën e PD regjistrohet vetëm Lulzim Basha pasi ai e mban atë. Nga ana tjetër ai tha se grupi i rithemelimit mund të zgjedhë të kandidojë me kandidatë të pavarur ose nën siglën e një partie tjetër.
Një parti politike që të regjistrohet është e detyruar që në dokumentet të jetë e regjistruar edhe në gjykatën e Tiranës. Duke ju referuar kësaj kërkese të kodit zgjedhor dhe situatës aktuale ça është duke ndodhur në PD për mua nëse nesër do të ishte data për regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe kandidatët një gjë e tillë duhet të pranohenoj edhe nga Celibashi se Basha është ai që regjistrohet nën siglën e PD. Ndërsa nga ana tjetër pjesa tjetër ajo e Berishës i kanë të gjitha mundësitë për të qenë pjesë e zgjedhjeve me kandidatë të tyre duke u regjistruar si kandidatë të pavarur ose në emër të një subjekti të një partie tjetër që plorëson kërkesat e ligjit zgjedhor dhe ajo që mund të bëhet më tej mund të realizohet pa qenë e afektuar vetëm se duhet të jetë e shkruar në fletën e vortimit si kandidatë i pavarur.
I pyetur nëse kjo situatë mund të krijojë betejë në dyert e komisonit, Kume tha se kjo nuk ka gjasatë ndodhë dhe palët të përplasen me njëra tketrën.
Ndërsa juristi Ledio Braho deklaroi se asnjë nga palëtve nuk do t’ju mohohet e drejta e regjistrimit për të marrë pjesë në këro zgjedhje të pjesshme vendore.
Një nga dokumetet që kërkohet është vërtetimi nga gjykata dhe asnjë nga palëve nuk do I mohet e drejta për tu regjistruar. Hapi i parë pas dekretimit të datës së zgjedhjeve është përcaktimi i afateve për regjistrimin e kandidatëve. Në varësi të tyre do përcaktohet se kush do përfaqësojë edhe PD. Kume ishte i qartë ky është një element teknik formale, edhe vetë palët kanë paqartësi me këtë pjesë por ajo është e zgjidhsdhme. Një mënyrë është mbledhqje e firmave ose bërja pjesë e një koalicioni janë mundësi për të marrë pjesë në zgjedhje. Ndryshimi do jetë te fleta e votimit ku mund të jenë dhe si kandidatë të pavarur.
Tjetër gjë çfarë regjistrohet në fletën e votimit dhe tjetër gjë bërja e fushatës. Edhe në të kaluarën partirë kanë përdorur mekanizma të ndryshme ku kandidatë të një partie kandidonin si të pavarur ose në siglën e një tjetrë partie. Këtë herë mund të përdoret një mekanziem I tillë për shkak edhe të situatës së krujuar në PD.



