Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Partive Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së. Lajmin e bën të ditur vetë PPE, në një postim në profilin e Tuiterit.
Qëllimi i takimit ka qenë raportimi mbi situatën politike në Shqipëri, pas dy protestave që opozita mbajti ditët e fundit.
“Në grupin e PPE kishim sot një mysafir të veçantë. Lulzim Basha raportoi mbi situatën shqetësuese në Shqipëri, protestat kundër qeverisë socialiste, korrupsionit, trafikut të drogës dhe zhvillimeve jodemokratike”, thuhet në postimin e PPE-ve në Tuiter.
Raportimi i Bashës në grupimin e partive të djathta të Europës vjen një ditë pasi opozita hoqi dorë nga mandatet parlamentare dhe zhvilloi një protestë masive në kryeqytet.



