Sekretari i partisë republikane CHP, Kemal Kilicdaroglu, është njeriu i zgjedhur për të sfiduar presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e ardhshme në Turqi, të planifikuara për 14 maj, pavarësisht tërmetit që shkatërroi jugun e vendit vetëm një muaj më parë.
Në orët e fundit, pas një ndarjeje politike që zgjati pak më shumë se dy ditë, kryetarja e partisë Iyi, Meral Aksener, ka vendosur të kthehet në tryezën e koalicionit të gjashtë partive që kundërshtojnë Erdoganin, duke pranuar formulën që propozon Kilicdaroglu së bashku me Mahsur Yavas dhe t, Ekrem Imamoglu si nënkryetarë të partisë Chp.
Përveç CHP-së së Kilicdaroglu, dhe partisë Iyi të Aksener-it koalicioni që kundërshton Erdogan përfshin dhe parti të tjera më të vogla, duke përfshirë "Deva" të Ali Babaçanit dhe partia e drejtuar nga e Ahmet Davutoglu.



