
Vrasësi milioner, Robert Durst ka vdekur në burg në moshën 78-vjeçare, bëri me dije avokati i tij.
Durst vdiq në Kaliforni pasi u deklarua fajtor në shtator për vrasjen e shoqes së tij Susan Berman.
Ai e vrau atë për ta ndaluar të fliste me policinë për zhdukjen e gruas së tij. Policia beson se ai vrau dhe dy persona të tjerë.
Trashëgimtari i pasurive të paluajtshme në SHBA, rrëfeu pa dashje në një seri dokumentaresh kriminale të HBO për veten e tij.
Avokati i Durst, Chip Lewis, konfirmoi se ai vdiq në Spitalin e Përgjithshëm San Joaquin ndërsa ishte i burgosur në Stockton.
Ai tha se vdekja e tij ishte nga "shkaqe natyrore" dhe se ai kishte vuajtur nga probleme të shumta mjekësore.
Durst u dënua me burgim të përjetshëm në tetor për vrasjen e Bermanit në vitin 2000, e cila ishte e besuara dhe zëdhënësja e tij për një kohë të gjatë.
Gjyqi i tij, i cili zgjati katër muaj, ishte shtyrë për më shumë se një vit për shkak të pandemisë Covid. Dy ditë pas dënimit të tij, ai u shtrua në spital me Covid dhe u vendos në një ventilator.
Durst - familja e të cilit ka në pronësi një seri gradaçelash të qytetit të Nju Jorkut, duke përfshirë një investim në Qendrën Botërore të Tregtisë - u hetua pasi një regjistrim i tij duke rrëfyer u përdor në serinë e dokumentarëve të HBO të vitit 2015, The Jinx.
Prokurorët thonë se ai vrau edhe fqinjin e tij, Morris Black, ndërsa jetonte si i arratisur në Teksas nëntë muaj pasi vrau Berman.
Ai dyshohet edhe për vdekjen e gruas së tij Kathie Durst, trupi i së cilës nuk është gjetur kurrë. Ajo u shpall ligjërisht e vdekur në vitin 2017.



