Firma e ish-sekretares së “Drejtësisë” i kushtoi Ministrisë 1.2 mld lekë (VIDEO)

Firma e ish-sekretares së “Drejtësisë” i kushtoi Ministrisë 1.2 mld lekë (VIDEO)

Ish-ministri i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi kërkoi në 2017-ën shkarkimin e sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë Juliana Hoxha, e cila sipas shkresave zyrtare rezulton t'i ketë shkaktuar ministrisë një dëm prej 1.2 miliardë lekësh. Ndërkohë që shpalli kandidaturën për deputete të Partisë Socialiste, pa hequr dorë nga detyra, sikurse parashikon ligji për nënpunësin civile.

Disa shkresa zyrtare që mbajnë firmën e ish-ministrit të Drejtësisë Gazmend Bardhi, që qëndroi në detyrë për 6 muaj, pas marrëveshjes politike të majit 2017, hedhin dritë të re mbi atë skandalin e fundit në Ministrinë e Drejtësisë. Sipas këtyre dokumenteve të siguruara nga TemaTv, epiqendra e auditimit të brendshëm duket se ka qenë ish-skretarja e Përgjithshme e këtij dikasteri, Juliana Hoxha që aktualisht është nën akuzë bashkë me disa kolegë të vet.

Kjo e fundit, sipas auditimit tw brendshëm, rezulton se ka kryer shkelje dhe abuzime për tre tendera konkrete: sistemi i menaxhimit elektronik të shërbimit përmbarimor, sistemi i mbikëqyrjes elektronike në fushën penale dhe sistemi elektronik për menaxhimin e infrastrukturës së sistemit IT në ministrinë e Drejtësisë.

Sipas shkresës së siguruar nga Tema Tv, Juliana Hoxha në cilësinë e sekretares së Përgjithshmë të ministrisë, duke patur kompetencat mbi zbatimin e procedurave të prokurimit “ka injoruar faktin se ka dhënë urdhër prokurorimi për shërbime në vlera më të larta se sa buxheti”. Pa përmendur shkelje të tjera, vetëm ky urdhër thuhet se ka shkaktuar një borxh në vlerën e 120 milionë lekëve të reja për ministrinë. Pavarësisht kësaj duket se asnjë punë nuk është kryer pasi siç deklaroi ministrja aktuale Etilda Gjonaj, edhe sistemi i mbikëqyrjes elektronike është jonfuksional.

Një tjetër shkelje që dokumentohet nga ish-ministri Bardhi, e që ngarkon me përgjegjësi sërish, ish-sekretarjen e Përgjithsme Julina Hoxha, është edhe regjistrimi i saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si kandidate për deputete të Partisë Socialiste, pa hequr dorë nga detyra si funksionare e lartë shtetërore, ashtu siç parashikon ligji për nënpunësin civil.

"Juliana Hoxha", thuhet në shkresë "i ka kërkuar fiktivisht departamentit te administratës publike lirimin nga detyra, pasi ka rezultuar se ky i fundit ka raportuar që një kërkesë e tille nuk është dorëzuar asnjëherë deri më 15 maj të vitit 2017, 7 ditë pasi kishte njoftuar KQZ për tërheqjen e kandidaturës si deputete. Përmes veprimeve zonja hoxha ka krijuar rrethana të rreme me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore dhe vijimin e qëndrimit në deyrë pavarësisht ndalimit të shprehur ligjor", nënvizohet në shkresën zyrtare që mban datën 21 qershor të 2017-ës dhe i drejtohet departamentit të administratës publike për shkakimin e zonjës Hoxha nga detyra.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy