
Komisioni Evropian ka publikuar kontratën me AstraZeneca. Kjo u njoftua nga vetë ekzekutivi i BE-së.
Pas kërkesës së ripërsëritur nga Komisioni Evropian në 27 Janar, kompania farmaceutike AstraZeneca ra dakord për të publikuar kontratën e hartuar të nënshkruar midis dy palëve në 27 Gusht, 2020.
"Komisioni mirëpret angazhimin e kompanisë për një transparencë më të madhe", thuhet në deklaratë.
Kontrata e lëshuar sot përmban edhe disa pjesë të mbajtura të fshehta në lidhje me informacionin konfidencial siç janë detajet e faturës.
Kontrata e AstraZeneca është e dyta që lëshohet, pasi CureVac ra dakord të publikojë marrëveshjen e blerjes paraprake me Komisionin Evropian.
Më herët ishte vetë presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ajo që deklaroi se brenda ditës së sotme “Duam që kontrata të bëhet publike me AstraZeneca dhe për këtë jemi në diskutime me kompaninë”.
Kontrata midis BE dhe AstraZeneca “është shumë e qartë”, shtoi ajo, duke theksuar se siguron “një sasi të qartë dorëzimi për tremujorin e katërt të vitit 2020 dhe 2021”, ndërsa nënvizoi se dokumenti “gjithashtu përmend dy fabrika në Britaninë e Madhe të destinuara për të prodhuar vaksinën për BE”.



