Arrestohet ish-ministri Lefter Koka

Arrestohet ish-ministri Lefter Koka

Ish-ministri i Mjedisit i LSI në periudhën 2013-2017, Lefter Koka është arrestuar..

Dosja e inceneratorëve e bërë publike nga LSI ka bërë që  SPAK të nisë hetimet dhe të arrestojë ish-ministrin Koka.

Urdhër arresti është ekzekutuar vetëm pak minuta më parë dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion”.

Pak muaj më parë PD paditi Lefter Kokën në lidhje me vendimet e dhëna që çuan në hapjen e inceneatorëve. Në padi, demokratët theksuan se Koka kishte shkelur procedurat nëpërmjet dhënies së lejeve mjedisore për inceneatorët. Krahas PD-së, në SPAK ishte dërguar një padi edhe nga LSI me të njëjtën objekt për Kokën.

Ish-ministri i ka mohuar vazhdimisht akuzat ndaj tij duke theksuar se bëhen për qëllime të pastra politike, megjithatë tashmë i përket SPAK-ut që të vërtetojë akuzat në GJKKO kur të kërkojë masën e sigurisë për Kokën.

Përveç postit të ministrit me LSI, Koka ka qenë deputet i PS në periudhën 2017-2021. Ai fitoi mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe më pas dha dorëheqjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy