21 janari/ Rusta: Berisha nuk është paraqitur në SPAK, edhe prokurori i çështjes nuk ndodhet në Shqipëri (VIDEO)

21 janari/ Rusta: Berisha nuk është paraqitur në SPAK, edhe prokurori i çështjes nuk ndodhet në Shqipëri (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është thirrur që të paraqitet sot në orën 10:00 në SPAK në lidhje me hetimet për 21 janarin.

 

Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me studion e MCN Live se deri tani Berisha nuk është paraqitur, por edhe prokurori i çështjes Alfred Shehu nuk ndodhet në vend pasi ndodhet në një takim në BE. 

 

Edhe pse Berisha nuk është paraqitur deri në këto momente, mbetet për t’u parë nëse ka një komunikim me prokurorinë apo BKH-në për shkak të një axhende për një tjetër orar apo për një ndryshim të datës. MCN Live ka mësuar se Alfred Shehu që është drejtuesi i hetimit dhe procedimit penal për dosjen e 21 janarit, aktualisht nuk ndodhet në Shqipëri. Ai është në takim me ndërkombëtarët në BE. A është kjo arsyeja e mospranisë? Jo! Berisha nuk e ka konfirmuar praninë e tij, por kjo është çështje ditësh, ose çështje orësh. Me procedurë SPAK ka detyrimin ligjor t’i dërgojë një tjetër fletëthirrje. Më pas nëse ai refuzon të urdhërojë shoqërimin e detyrueshëm për të marrë deklarimet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy