Kriza që shkaktoi Covid/ OKB kërkon 29 miliardë euro për ndihma humanitare

Kriza që shkaktoi Covid/ OKB kërkon 29 miliardë euro për ndihma humanitare

Organizata e Kombeve të Bashkuara apelon ditën e sotme për të grumbulluar rreth 35 miliardë dollarë (29 miliardë euro), para të cilat do të shkojnë për ndhma humanitare në 2021-shin. 
Ky apel i OKB-së vjen pas tronditjes së madhe që ka shkaktuar pandemia e Covid-19 në ekonominë e të gjitha shteteve, krizë e cila  zhyti qindra miliona njerëz në varfëri dhe pashmangshme uria. 


Sipas OKB, parashikohet se nevoja për ndihmë humanitare në të gjithë botën do të arrijë një rekord të ri, 235 milionë njerëz në nevojë, një rritje prej 40% vetëm në një vit. 

Fondet e kërkuara nga Kombet e Bashkuara dhe partnerët e tyre synojnë të ndihmojnë rreth 160 milion njerëz (nga 235 milion) nga më të rrezikuarit në 56 vende që përballen me uri, konflikt, zhvendosje dhe pasojat e ndryshimit të klimës dhe pandemisë.


 ''Këtë vit, rritja është pothuajse tërësisht për shkak të Covid-19, i cili vrau të paktën 1.46 milion njerëz në gati një vit"tha Mark Loëcock, Zyrtari i Çështjeve Humanitare i KB, në një konferencë shtypi.
 "Pamja që ne paraqesim është më e errëta që kemi prezantuar ndonjëherë në drejtim të nevojave të ardhshme humanitare," shtoi ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy