Referendumet që Rusia ka mbajtur në katër rajone të pushtuara të Ukrainës janë etiketuar si një "shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar" nga kreu i NATO-s.
Në një postim në Tuiter, Jens Stoltenberg tha se votimi i organizuar nga Rusia në provincat Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia nuk ka legjitimitet.
“Këto toka janë Ukrainë”, tha ai.
Komentet e tij vijnë pasi rezultatet paraprake sinjalizuan se një shumicë dërrmuese kanë votuar në favor të bashkimit me Rusinë - sipas vetë Rusisë.
Stoltenberg shton se ai ia ka bërë të qartë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se aleatët e tij të NATO-s janë "të palëkundur" në mbështetjen e tyre për sovranitetin e Ukrainës dhe të drejtën e vendit për vetëmbrojtje.
Zelensky ka konfirmuar se me Stoltenberg kanë diskutuar për mbështetjen e mëtejshme nga NATO.



