Rama: Të ruhemi nga era e fortë dehëse e kësaj fitoreje. Rezultati, mesazh për tu lexuar dhe jo festuar

Rama: Të ruhemi nga era e fortë dehëse e kësaj fitoreje. Rezultati, mesazh për tu lexuar dhe jo festuar

Kryeministri Edi Rama ka dalë mbrëmjen e sotme në një deklaratë për mediat, në një kohë kur ka mbaruar procesi i numërimit në thuajse të gjithë vendin.

Ai u shpreh se ndihej i vogël para një harte e cila është e mbushur me ngjyrat e Rilindjes, ndërsa shtoi se duhet vijuar puna e ngadalësuar nga fushata, në nivel vendor dhe qendror.

Ndihem shumë i vogël përballë hartës së fitores. Kam dhe besoj kemi të gjithë nevojë të ruhemi nga era e fortë dehëse e një fitoreje si kjo. E kam të nevojshme të shkoj sa më shpejt në Shkodër, për të nisur nga qyteti më i bekuar nga zoti dhe më i keqtrajtuari nga robi, një turn falënderues nga të gjithë. Nuk duhet harruar se ishin zgjedhjeve vendore. Tanimë që shqiptarët zgjodhën ata që dëshironin, duhet të vazhdojmë punët që u ngadalësuan nga fushata.

Në vijim ai shtoi se nuk do t’i ngrij askujt buzëqeshjen e një fitoreje të arritur me shumë punë. 

Kryebashkiakët tanë, deputetët, drejtuesit politik, jam admirues për arritjet e tyre. Edhe më falënderues i jam socialistëve të bazës që u angazhuan me mish e shpirt në të gjithë territorin. Pa dyshim patrionazhistëve dhe aktivistëve të paepur pa të cilët makinës sonë do i mungonin shumë kuaj fuqi. Si dhe shumë falënderues i jam skuadrës së sondazheve e statistikave dhe shumë falenderues i jam i shkon zgjedhësve tanë nga Thethi në Finiq që na besuan dhe na votuan përsëri. Patjetër që i garantoj ata si zgjedhës se ne do angazhohemi si asnjëherë më parë do të gjejmë si asnjëherë më parë fuqi dhe energji të reja për ti qëndruar kësaj sfide të jashtëzakonshme që na bën duke na dhënë një besim kaq të madh. Për mua ky rezultat është një mesazh i jashtëzakonshëm për tu lexuar dhe jo festuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy