
Skadon afati që Kryeministrja britanike Theresa May i la presidentit rus Vladimir Putin për të reaguar në lidhje me përfshirjen e Rusisë në helmimin e ish-spiunit rus. Bojkotimi i Kampionatit Botëror të futbollit, konfiskimi i pallateve të oligarkëve rus, madje edhe aktivizimin e klauzolës së mbrojtjes kolektive të NATO-s, janë disa opsione mbi tavolinën e kryeministres.



