Klodian Murati tregon se si aksidenti e ktheu në trajner joge: Transformon fizikun dhe mendësinë

Klodian Murati tregon se si aksidenti e ktheu në trajner joge: Transformon fizikun dhe mendësinë

Trajneri i joga-s, Klodian Murati, thotë se njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga rrëzimet, pasi nuk është dështim dhe se çdo dështim është rezultat.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, tregoi se rrobat e lirshme e lënë energjinë të lirshme dhe në këtë drejtim kujtoi se sa lirshëm ndihemi kur jemi në dush.

Ai tha se ka qenë tip shumë sportiv dhe i pasionuar pas sporteve me adrenalinë të fortë dhe që 13 vjeç, ka pasur një motor dhe lëvizte me të deri kur ra prej tij.

Ndjesia më e bukur është të jesh i lirë, pa menduar se çfarë thonë të tjerët. Kur hipja në motor thoja se nuk doja që t’i ndjeja gomat në asfalt dhe thosha se nëse do vdes nga shpejtësia, do vdes i lumtur.

Ndërsa pas aksidentit me motor, kuptova se duhet të jesh me këmbët në tokë. Mbas këtij aksidenti nisa jogën.

Aksidenti transformoi jetën time, se flasim jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në mendësinë time.

Klodi ka qenë tip harrakat, gjaknxehtë, kështu ka qenë ‘96-‘97. Kisha katër motra në shtëpi dhe duhet t’i mbroja. Isha i detyruar.

Mbas kësaj gjëje, pa e kuptuar joga e bëri magjinë e vetë dhe më transformoi. Në përgjithësi sportet të ndryshojnë të bëjnë njeri më të mirë.

Kur shkojnë në palestër thonë do bëj linjat dhe janë shumë pak që forcojnë brendësinë e tyre. Joga është e vetmja praktikë që të çon në rrënjësinë tënde, nuk të ndryshon të transformon.

Nga aksidenti që të rehabilitohesha mbasi mbarova terapitë në 2007. Mendoj se isha i vetmi mashkull mësues i jogës në 2015.

Më rekomanduan dy praktika jogën dhe pilates që të riktheja muskujt në funksion, të rregulloja posturën pas aksidentit. U thoja njerëzve që asgjë nuk është e përjetshme.

Në jetë çfarëdo vështirësie të kalosh tregon se sa i fortë je ti. Thashë ta provoj çik jogën, vajta dhe më pëlqeu. Se që te pjesa e meditimit që më relaksoi, vazhdova.

Do t’i që vazhdova një javë, dy javë, e kishte bërë magjinë, m’i kishte marrë trutë. I shikoja motorët por i shikoja me distancë dhe thoja, ore dale se paske qenë budalla.

Tundohesha herë pas here. Por dorëzova patentën e motorit, fillova biçikletën.

Mbas 2-3 muaj praktike, njerëzit filluan të dallonin ndryshimet, se si menaxhoja emocionet dhe frymëmarrjen.

Ndrysho veten tënde dhe pastaj do ndryshosh botën. Unë them mos u mundo që të ndryshosh masivitetin, ndrysho një njeri.

Nga momenti që një njeri do rri me ty, ti do e ndryshosh atë. Kur ti kërkon të ndryshosh masivitet nuk e arrin dot.

Nëse jam këtu ku jam sot, në krahasimet e mia kur kam ardhur në Shqipëri, unë jam këtu ku jam falë aftësive të mia dhe njerëzve që kanë punuar me mua.

Unë jam kthyer në tetor 2014 në Shqipëri dhe ishte diçka që nuk ishte njohur shumë dhe kur bëja nga liqeni, njerëzit të shikonin dhe thoshin doli ky i çmenduri.

Pastaj janë disa teknika frymëmarrje tej mase të fuqishme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy