Panariti: Dyshoj për asgjësimin e produkteve të sekuestruara (VIDEO)

Panariti: Dyshoj për asgjësimin e produkteve të sekuestruara (VIDEO)

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ringre shqetësimin për sigurinë ushqimore. Ai hedh dyshime mbi asgjesimin e produkteve të sekuestruara nga AKU. Një tjetër shqetësim sipas tij, është peshkimi dhe tregtimi i paligjshëm i daterit, për të cilin inspektoriati i peshkimit pranon se janë evidentuar raste.

"Në momentin që është sekuestruar sigurisht diku ruhet, ruhet në frigorifer, ka shirit bllokimi të verdhë, ka vula, është aty sasia e sekuestruar apo ka firuar dhe duhet parë ku ka shkuar, është groposur apo ka shkuar largqoftë në ndonjë sallameri. Prandaj këto janë probleme shumë serioze dhe kërkohet seriozitet në të gjitha hallkat që nga momenti ku kryhet analiza, kur bëhet bllokimi, procesverbali, vendosja, ruajtja, sekuestrimi dhe asgjësimi janë çështje jashtëzakonisht serioze. U asgjësua s’u asgjësua, të gjitha këto duhen sqaruar në një konferencë për shtyp nga AKU dhe jo thjesht një dispeç në media, bllokuam aq hodhëm kaq dhe të lihet historia me aq.

Unë nuk e di që të qarkullojë, ke pare ndonjë flet analize ti nga institucione të referencës kombëtare apo ndërkombëtare ku të identifikohet lloji i salmonelës tipi i saj sasia për gram produkt, kjo nuk ekziston, dhe për sa kohë nuk ekziston për mua është një moment i errët se duke u bërë publike analiza tipi dhe lloji i argjendit bakterial sqarohet dhe natyra e problemit. Nëse ky mish është i ndotur që në origjinë, që në Brazil, që në stallë, apo ndotja ka ndodhur gjatë transportit ose në momentin që ka hyrë në Shqipëri. Dhe në këtë mes duhet të kishim dhe ndarjen e përgjegjësisë. Në rastin e pare akuza duhet të ishte për shtetin brazilian dhe ne duhet të ngrinim padi ndërkombëtare për një shtet i cili infekton Europën dhe Shqipërinë si pjesë e saj me produkte të ndotura", deklaroi Panariti në një reagim për TemA Tv.

Intervista e plotë e ish-ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti   

 

    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy