
Një operacion i gjerë i Europolit ka çuar në arrestimin e 64 personave, të dyshuar si anëtarë të mafies shqiptare.
Operacioni është realizuar njëkohësisht në Belgjikë, Francë, Holandë dhe Itali. Në të janë angazhuar 600 forca policie.
Të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal të fokusuar në prodhimin dhe trafikimin e drogës, me lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore, prostitucionin dhe pastrimin e parave.
Një operacion i gjerë i Europolit ka çuar në arrestimin e 64 personave, të dyshuar si anëtarë të mafies shqiptare. Operacioni është realizuar njëkohësisht në Belgjikë, Francë, Holandë dhe Itali. Në të janë angazhuar 600 forca policie.
Të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal të fokusuar në prodhimin dhe trafikimin e drogës, me lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore, prostitucionin dhe pastrimin e parave.
Ata dyshohet se kanë menaxhuar dhjetëra plantacione kanabisi të shpërndara në të gjithë Belgjikën dhe në veri të Francës. Disa prej tyre rezultojnë të përfshirë në një rast të trafikimit të qenieve njerëzore në Francë.
55 persona u arrestuan në Belgjikë, 7 në Holandë dhe 2 të tjerë në Francë, në kuadër të hetimit të iniciuar nga Policia Federale Belge, të cilit iu bashkuan Xhandarmëria Kombëtare e Francës, Policia Holandeze, Drejtoria Italiane Investigative Antimafia dhe Policia Britanike Metropolitane.
Në total janë zbuluar 15 mjedise të brendshme në të cilat ishin kultivuar 8255 bimë kanabis si dhe janë sekuestruar 100 000 euro në para dhe ar, 4 automjete luksoze dhe 63 pajisje elektronike.
“Krimi i organizuar shqiptar vijon të mbetet një shqetësim për vendet europiane, një kërcënim që Europoli e merr shumë seriozisht. Në mars, ekspertët mbi krimin e organizuar u mblodhën në selinë qendrore të Europolit në Hagë për të diskutuar mënyrat se si do të veprohej me këto klane kriminale dhe të dhunshme mafioze. Operacione të mëtejshme të këtij lloji priten në të ardhmen e afërt”, thuhet në deklaratën e publikuar në faqen e Europolit.



