
Dy persona kanë mbetur të vdekur nga tornadoja që goditi ishullin italian.
Nëntë të tjerë u plagosën pasi tornadoja përmbysi makina dhe shkëputi çatitë e shtëpive në Pantelleria, ditën e premte.
Ndërkohë 4 nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Autoritetet vendase po planifikojnë që të transferojnë të plagosurit në spitalet e qytetit të Palermos me helikopter sapo të përmirësohen kushtet e motit.
Ishulli mesdhetar i Pantelleria është i njohur për shkëmbinjtë vullkanikë dhe burimet e nxehta dhe është një vend i preferuar për të famshmit.
Ndërsa tornadot nuk ndodhin zakonisht me Evropën, disa qindra besohet se godasin kontinentin çdo vit.



