Këtë të mërkurë pritet të mblidhet Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi.
Deputetët janë njoftuar me e-mail për mbledhjen ndërsa do të diskutohen 7 projektligjet.
Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që 7 projekligjet të miratohen para datës 28 korrik, ndërsa pritet që këtë të enjte të mbahet edhe seanca e fundit plenare.
Më herët kryetari i Kuvendit Ilir Meta për Zërin e Amerikës ftoj të gjithë anëtarët e Komisionit të Posaçëm që të nisin punën për miratimin e projekligjeve të mbetura.



