LDK bën publik emrin e kandidatit për kryeministër

LDK bën publik emrin e kandidatit për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka konfirmuar edhe zyrtarisht se ministri i deritashëm i Financave, Avdullah Hoti, do të jetë kandidat i kësaj partie për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit.

Kjo u bë e ditur pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, ku kryeministri në largim, Isa Mustafa, e bëri publik vendimin e marrë nga Kryesia.

Kur u pyet për kundërkandidatët e partive tjera për kryeministër, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nga Avdullah Hoti mund të mësojnë shumë për ekonomi dhe qeverisje të mirë.

“Zoti Hoti është larg përpara edhe në pikëpamje të njohurive sepse te Avdullahu mund të shkojnë e të mësojnë ekonomi dhe se si qeveriset vendi”, ka deklaruar Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së. / KOHA /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy