SHBA, Senati konfirmon Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë (VIDEO)

SHBA, Senati konfirmon Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë (VIDEO)

Senati amerikan ka konfirmuar gjyqtaren e Gjykatës së Apelit, Amy Coney Barrett, si anëtaren më të re të Gjykatës së Lartë me 52 vota pro dhe 48 kundër.

Barrett është e treta anëtare e Gjykatës së Lartë e emëruar nga Presidenti Donald Trump, gjë që ndikon fuqimisht në balancën ideologjike të gjykatës më të lartë në vend. Tashmë, me hyrjen e saj në këtë gjykatë, konservatorët krijojnë shumicën në raportin 6-3.

Zonja Barrett do të jetë një nga gjyqtarët që do të vendosin më 10 nëntor nëse do të shfuqizohet Ligjin për Kujdesin Shëndetësor, të cilin zoti Trump ka kërkuar ta rrëzojë.

I njohur si “Obamacare”, ligji është miratuar nga administrata që i parapriu asaj të Trump-it në 2010 dhe është një masë që siguron kujdes shëndetësor për miliona amerikanë.

Po për republikanët, ky ligj u kushton shumë taksapaguesve dhe i jep qeverisë shumë kontroll mbi kujdesin shëndetësor. Kongresi i udhëhequr nga republikanët në vitin 2017 eliminoi klauzolën e ligjit e cila e bënte të detyrueshme blerjen e sigurimit shëndetësor. Pritet që Gjykata e Lartë të shqyrtojë fatin e këtij ligji, që sipas republikanëve, pa këtë dispozitë, nuk mund të qëndrojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy