Energjia e rinovueshme/ Rama: Kriza ka goditur Europën, Shqipëria po punon me 2 projekte të reja

Energjia e rinovueshme/ Rama: Kriza ka goditur Europën, Shqipëria po punon me 2 projekte të reja

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në konferencën mbi “Mundësitë e investimit në energjinë e ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor”, nën kujdesin e qeverisë së Norvegjisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se kjo ishte një mundësi e shkëlqyer dhe mbledhje e nevojshme në një kohë kur lufta ka ndikuar tregjet dhe inflacionin.

Sipas tij, ajo qw na duhet është të rajonalizojmë tregjet tona dhe na duhet të shkojmë përtej kufijëve tanë se në të kundërt ende mbetemi në tregje te vogla.  

Ishte një mundësi e shkëlqyer dhe një mbledhje vërtetë e nevojshme në këto kohë lufte kur bombat dhe plagët godasin diku në Ukrainë, kohë kur kriza energjetike plus inflacioni i luftës kanë goditur kudo në Europë e përtej saj, duke përfshirë edhe vendet tona. Nuk ka aspak dyshim se në këto kohë kaq të vështira ajo çfarë kemi thënë më parë kur nisëm Ballkanin Perëndimor dhe kur nxitëm për një bashkëpunim më të gjerë rajonal bëhet gjithmonë e më e dukshme. Na duhet të rajonalizojmë tregjet tona dhe na duhet të shkojmë përtej kufijve tanë se në të kundërt ende mbetemi në tregje te vogla. Ajo që na duhet nëse trahtote në mënyrë të izoluar mund të jetë shumë më e kushtueshme.

Më tej ai ka folur për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal. I pyetur se cili është potenciali që ofron Shqipëria për energjinë e rinovueshme, Rama shprehet se po punohet me 2 projekte të reja.

Nuk do doja që të merrja kohën me përshkrimin e projekteve që kemi. Do doja të theksoja rëndësinë e rajonalizimit të tregut energjetik. Është e udhës që ne të bashkëpunojmë që këto tregje të jenë të strukturuara të një harte që e përsëris, që ne shpresojmë që të kemi mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë nga Norvegjia, që janë një model suksesi, se si së bashku me vendet e tjera nordike kanë organizuar tregun e energjisë rajonale. Ka 2 projekte të reja me të cilat po punohet në vendin tonë, njëra impianti lundrues i energjisë diellore në Devoll dhe tjetra një sistem për të prodhuar energji përmes ujit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy