
Analisti Shpëtim Nazarko në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me protestat e shoqërisë civile të organizuar këto ditë nisur nga rritja e çmimit të shportës dhe karburantit.
Ai tha se protesta janë të përsëritura, ndërsa theksoi se sot po të shohësh nuk ika sindikata, por organizata që hanë fondet e shtetit, pasi sipas tij shoqëria shqiptare është e kalbur në të gjitha segmentet.
Ngjarja kryesore dje është e lidhur me protestat e shoqërisë civile për rritjen e çmimeve dhe problemet e tjera ekonomike, është një protestë e përsëritur, çmime që në të vërtetë po vazhdojnë të rriten dhe nuk është ndonjë marifet për të kuptuar se ato do vazhdojnë të rriten. Në një pamje të përgjithshme protesta mund të shihet në një plan që ka dështuar, ajo duhet të ishte shumë e vërtetë për shkaqe të vështirësive ekonomike që shtohen për shkak të krizës.
Protesta për një vend të varfër si joni të ketë pak njerëz në protestë tregon se shoqëria shqiptare siç nuk beson politikën, nuk beson as shoqërinë e vet civile. Sot që flasim mund të themi se nuk ka sindikata, por organizata që hanë fondet e shtetit. Jemi në një fazë kalbëzimi të shoqërisë nga politika te shoqëria civile, nuk reflektojnë më sepse s’ka besim te populli. Në këto 4 vite kemi parë vetëm studentët që kanë pasur një frymë sepse kjo shoqëri është e kalbur.



