Nuk ka marrëveshje për reformën zgjedhore, ambasadorët: Është bërë progres

Nuk ka marrëveshje për reformën zgjedhore, ambasadorët: Është bërë progres

Përfundon sërish pa marrëveshje takimi maratonë i Këshillit Politik.

Në përfundim të takimit, treshja e ambasadorëve që janë angazhuar me palët politike në bisedime thanë se është bërë përparim dhe bënë thirrje për arritjen e konsensusit sa më shpejt.

Takimi i sotëm mes palëve u zhvillua në praninë e ambasadores amerikane, Yuri Kim, ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, dhe ambasadorit britanik, Duncan Norman.

Takimet kanë zgjatur për mëse 9 orë. Oerd Bylykbashi (PD), Rudina Hajdari (opozita e re), Damian Gjiknuri (PS) dhe Petrit Vasili (LSI) nuk bien dakord për çështjen e tekonolgjisë dhe depolitizimin e administratës zgjedhore. Hajdari konsideron kusht të panegociueshëm edhe ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Yuri Kim

Ka qenë një ditë e gjatë dhe e vështirë, por është bërë përparim .Ka qenë e vështirë për të gjitha palët që janë përfshirë. të gjithëve iu është kërkuar që të japin që Shqipëria të fitojë. Shqipëria është në një fazë kritike të historisë së saj. 25 maji është një datë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë në Europë. BE ka vendosur kushte për negociatat. Mes tyre është edhe Reforma Zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it. Qëllimi ynë sot dhe nesër është që Shqipëria të përmbushë të gjitha rekomandimet e ODIHR, që të përparojë në integrimin e saj europian. Amerika mbështet Shqipërinë dhe popullin shqiptar në integrimin në BE.

Luigi Soreca

Të vazhdojë qasja konstruktive edhe nesër. Kemi pasur një ditë shumë të mirë pune. Ne kemi bashkërenduar punën e anëtarëve të këshillit Politik. Për BE është e rëndësishme që të përmbushen kushtet dhe të nisin anëtarësimin sa më shpejt. Dua të falënderoj palët që mbajnë qasje konstuktive që treguan sot e uroj që dhe nesër të vazhdojnë me këtë qasje konstruktive.

Duncan Norman

Sot u bë një përparim i mirë, por mbetet punë për t’u bërë. Është thelbësore që këtë ta përfundojmë nesër, që jo vetëm që Shqipëria të vazhdojë rrugëtimin europian, por edhe votuesit shqiptarë të kenë zgjedhje më të mira në zgjedhjet e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy