
Presidenti egjiptian ka dekretuar një ligj që parashikon monitorimin e mediave sociale, duke imponuar rregulla për të kontrolluar fenomenin e lajmeve të rreme. Ligji përqendrohet në mënyrë të veçantë në profilet me mbi 5 mijë ndjekës, të cilat u përkasin kryesisht personazheve të famshëm dhe gazetave. Ato do të jenë subjekt i mbikëqyrjes së autoriteteve kombëtare, të cilat mund t’i bllokojnë nëse provohet se kanë përhapur lajme të rreme.
Në gusht, presidenti ka dekretuar një tjetër ligj në lidhje me internetin. Ligji për krimin kibernetik autorizon autoritetet shtetërore të bllokojnë faqet që publikojnë material që konsiderohen kërcënim për sigurinë kombëtare.
Amnesty International i ka kritikuar të dy këto ligje, duke theksuar se “vënë nën kontrollin pothuajse total të shtetit mediat online.
Në Egjipt, gazetarët burgosen shpesh, sidomos pas vitit 2013. Rrjetet sociale dhe internet kanë pasur një rol thelbësor për pranverën arabe.



