
Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Bajrami u festua edhe në qytetet e tjera të vendit, ku besimtarët kryen faljen e namazit. Festimet vijojnë më pas me drekën e Bajramit e më pas me vizita mes miqve dhe të afërmve.
Korrespodentët e MCN nga Durrësi, Vlora, Korca, Elbasani, Lushnja dhe Lezha kanë pasqyruar atmosferën festive dhe faljen e namazit në këto qendra.
Besimtarët mysliman të qytetit të Vlorës kanë falur mëngjesin e kësaj të mërkure Fiter Bajramin. Këtë vit ndryshe nga të mëparshmit, falja e madhe e Fiter Bajramit është bërë në hapësirën e sheshit të Flamurit për shkak të interesit të lartë të besimtarëve por edhe hapësirave të ngushta të xhamisë së plumbit në Vlorë ku është kryer ky rit fetar çdo vit. Falja për Fiter Bajramin është drejtuar nga myftiu i Vlorës, Armand Asllani, i cili në fjalën e tij i është drejtuar qytetarëve vlonjat dhe jo vetëm për më shumë paqe, harmoni, begati dhe suksese. Asllani ka bërë thirrje për më tepër vëllazëri, mbështetje për njëri tjetrin, moslargim të popullsisë në emigrim dhe një të ardhme më të mirë për qytetin dhe vendin.
Pas muajit të shenjtë të Ramazanit besimtarët myslimanë në Korçë mëngjesin e kësaj të mërkure u mblodhën për të falur namazin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit.
Ceremonia ka nisur rreth orës 06:30 minuta në sheshin e xhamisë Iljaz Bej Mirahori.
Riti i faljes së Fiter Bajramit u drejtua nga myftiu Ledian Cikalleshi i cili në këtë ditë të shenjtë uroi të gjithë besimtarët gjithashtu edhe besimtarët uruan njëri-tjetrin për sa më shumë mbarësi, begati në familjet e tyre.
Edhe në Elbasan besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin pas 30 ditëve agjërim. Një orë pas lindjes se diellit besimtarët falën Namazin në sheshin “Gensher” pranë xhamisë së Ballies. Ajo që vihet re vit pas viti është një rritje e interesit nga të gjitha grupmoshat që mbajnë agjërim dhe marrin pjesë në faljen e Namazit. Ligjeratat e rastit u mbajtën nga myftiu Agim Duka dhe imam të qytetit. Myftiu Duka uroi Fiter Bajramin dhe përcolli mesazhin e tij të bashkimit dhe mirëkuptimit në vatrat familjare.
Në sheshin kryesor të qytetit të Lushnjes besimtarët myslimanë kanë falur Namazin e Fiter Bajramit. Pas një muaji agjerimi dhe pastrimi besimtarët Ditën e sotme festojnë Fiter Bajramin. Në këtë ditë të shënuar besimtarët nuk harrojnë të ndihmojnë edhe familjet në nevojë duke dhuruar pjesë nga ushqimi i tyre ose në të holla.
Pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazait, Besimtaret Mysliman në Lezhë kremtuan festen e Fiter Bajramit.Falja e namazit u bë për herë të parë në sheshin "Gjergj Kastrioti", ku ritualit fetar ju bashkuan dhjetra besimtar.
Teksa foli për rëndësinë e Fiter Bajramit, Myftiu i Lezhës Sadetin Kotrri tha se kjo është një ditë gëzimi për të gjithë besimtaret.
Pas faljes së namazit të Fiter Bajramit, besimtaret mysliman të Lezhës ju drejtuan shtëpive të tyre për kremtimin e kësaj feste vijon me dreken në familje dhe me vizita tek njëri tjetri.
Edhe në Durrës, besimtarët myslimanë morën pjesë sot në faljen e Fitër Bajramit.
Ata kryen faljen e namazit, që filloi në orën 06:55 në Xhaminë e madhe të qytetit, por edhe në xhamitë e tjera nën drejtimin e drejtuesve më të rëndësishëm të këtij komuniteti në Durrës.
Numri i lartë i besimtarëve, i rritur ndjeshëm ndër vite ka bërë që drejtuesit e këtij besimi në Durrës të artikulojnë idenë për ndërtimin e një tjetër xhamie, pasi objektet aktuale të kultit nuk e përballojnë fluksin e besimtarëve që duan të kryejnë ritet fetare në xhami.
Pas 30 ditëve të agjërimit, besimtarët myslimanë kanë festuar këtë të mërkurë festën e Fiter Bajramit. Falja e namazit në qytetin e Shkodrës u zhvillua në sheshin pranë xhamisë ‘Ebu Bekër’. Në fjalën e tij para besimtarëve, myftiu i Shkodrës, tha se armiku më i madh i njeriut është vetë njeriu, që ka humbur rrugën e Zotit dhe mendon se imoraliteti është besimi dhe që korrupsioni e haramet janë tabani.
Që në orët e para të mëngjesit besimtarët kanë falur Namazin ne sheshin qendror të qytetit të Fierit, ndërsa krerët myslimane te myftinise kane përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve. Namazi u fal ne orën 07 00 minuta Myftiu i Fierit, Mikel Hazizolli ka uruar dhe përshëndetur gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festes se Fiter Bajramit .
Ai ka përcjellë mesazhin për me shume paqe dhe respekt ndaj njeri tjetrit e sidomos për me shume besim duke konsideruar njeriun si pasurinë me te madhe te krijuar nga zoti.
Edhe besimtaret mysliman te qytetit te Gjirokastrës kane falur sot namazin ne ambientet e pallatit te sportit. Falja për Fiter Bajramin është drejtuar nga myftiu i Arton Sena i cili Ka uruar besimtaret për me shume paqe, harmoni e begati.
Pas faljes se namazit besimtaret kane uruar njeri tjetrin për dite me te mira.



