Inceneratori i Tiranës, Rusta: Zoto është ndihmuar nga funksionarët publikë (VIDEO)

Inceneratori i Tiranës, Rusta: Zoto është ndihmuar nga funksionarët publikë (VIDEO)

Ditën e premte kanë nisur të zbatohen urdhër arrestet që SPAK ka lëshuar për 15 persona të akuzuar për shpërdorim detyre në procedurat e incineratorit të Tiranës. Lidhur me këtë në studion e lajmeve në MCN, gazetari Arsen Rusta shpjegoj rolin e secilit prej të akuzuarve me incineratorin e Tiranës.

Sipas Rustës, ajo që bie në sy në dosjen e publikuar është rritja fiktive e kostos së riciklimit për tonë të mbetjeve nga 12 euro/ton në 29 euro/ton dhe për këtë është përgjegjëse Bashkia Tiranë.

Mundësisë për bashkimin e çështjeve të incineratorëve në një të vetme, Rusta iu përgjigj duke thënë se kjo nuk mund të ndodh pasi do i kthente sërish çështjet në pikën zero.

Ndërkohë sipas Rustës në ditët në vijim pritet që në SPAK të thirren dhe pronarë të mediave të cilët kanë përfituar nga afera e incineratorëve.

Intervista e plotë:

Si e ndoqëm edhe kronikën mbrëmjen e djeshme në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës janë prerë 15 urdhër-arreste, mes tyre ka edhe funksionar publik, cilët janë ata dhe kush ka qënë roli i tyre?

Janë 15 urdhër arreste, por nuk janë as 5 emra të rinj pasi shumica e tyre janë të arrestuar. Përsa i përket emrave risi janë stafi i regjistrimit të biznesit, QKB. Këta që kanë bërë ndërhyrje në sistem duke fshehur pronarët realë të incineratorëve. Jetmir Llapaj dhe Silena Tola kanë vepruar kundër ligjit. Rezulton që teksa kishte hetim për inceneratorët këta kanë bërë ndryshime të emrave të pronarëve. I gjithë ky veprim është për të fshehur Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin.

Ndërsa për Taulant Tushën dhe Namik Simixhiun, akuzat janë të njëjta si shumë prej personave. Klodian Zoto sipas SPAK është ndihmuar nga këta, për ta bërë ai kontratën e incineratorit.

Opozita e akuzon Veliajn si përgjegjësin kryesor të çështjes së  inceneratorëve.Duket e vështirë që një vartës të marrë vendime pa aprovimin e kryetarit të Bashksië. Sa gjasa ka qenë edhe Veliaj të merret si pandehur?

Opozita ka bërë dhe Komisione Hetimore për këtë cështje, i akuzuari i parë për ta është Rama, Agaçi dhe më pas Veliaj, pasi sipas tyre inceneratori i Tiranës është ombrella. Sipas tyre nëse nuk ka hetim për këta, atëherë vendimi i SPAK është i pavlerë. SPAK ka një fraksion të dosjes që është i hapur dhe ende nuk dihet nëse do të përfshihen këta funksionarë, por me letra ata nuk ekzistojnë. Sepse në këto njihet Ministria e Mjedisit, që në atë kohë ka qenë Lefter Koka. Ndërsa roli i Bashkisë Tiranës është dhënia e lejes.

Edhe mund të ketë pasur dijeni Veliaj, por nuk e bënë atë përgjegjës me letra. Një detaj tjetër i SPAK është “pranimi i kostove të dorëzuara nga Mërtiri dhe Zoto”, pasi kostoja për tonë e riciklimit të mbetjeve duhet të ishte më e ulët sesa kanë kërkuar. Rritja fiktive nga 12 euro për tonë në 29 euro për tonë, i bënë ata përgjegjës. Qytetarët vazhdojnë të paguajnë me këtë kosto sepse nuk është prishur kontrata nga asnjëra palë, por kjo kalon në llogarinë e tyre, por këto administratoren nga Arjan Baçi që është administrator shtetëror që menaxhon këto para që sekuestrohen. Paratë mbeten po brenda shtetit. Ajo që është e mirë sot është që këto para nuk shkojnë më te këta persona, por shkojnë nga njëra degë e buxhetit të shtetit te tjetra.

Disa prej këtyre personave edhe ish-funksionarë të lartë si Lefter Koka dhe Alqi Bllako tashmë janë në paraburgim për shkak të vendimeve të më hershme të GJKKO, ka gjasa që këto dosje të bashkohen?

Incieneratorët janë të ndarë dhe pse subjektet janë të njëjtë. Një dokument nga QKB është se Klodian Zoto dhe Mërtiri kanë brenda dhe landfillin e Vlorës. Vendi i ushtrimit të aktivitetit është i njëjtë.

Çështjet nuk mund të bashkohen më sepse janë ndarë që në fillim. Mund të ndodh vetëm që Apeli të kthejë në pikën zero dhe të thojë të rigjykohet ky proces sepse janë të njëjtat akuza, e njëjta skemë, por nuk mendoj të ndodh.

Ajo që është me interes është bizneset mediatike që kanë përfituar nga paratë e incineratorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy