
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetari Armand Shkullaku tha se shqetësimi më i madh i kryeministrit lidhur me punën e SPAK duhet të jetë afera e inceneratorëve.
Mua do të shqetësonte fakti që kemi një aferë si ajo e inceneratorëve dhe do t’i kërkoja SPAK të zbardhte kush janë pronarët e inceneratorit të Tiranës? Nëse janë të njëjtët me atë të Elbasanit dhe Fierit, disa kriminelë të shpallura në kërkim, ne vazhdojmë paguajmë. Kjo duhet të jetë kambanë alarmi, nuk duhet ta zërë gjumë net me radhë. Të thërrasë Arben Krajën e me radhë hajdeni zbuloni kush janë këta njerëz që kanë marrë paratë e shqiptarëve, këta ministra që ma kanë futur mua dhe më kanë futur në qorrsokak.



